Është ora të dehemi! të mos jemi më skllevërit martirë të kohës, të jemi pafundësisht të dehur. Me verë, me poezi, apo me virtyte, me çfarë të doni.
Plotshmëria e vetme dhe supreme e dashurisë ndodhet në sigurinë se po veprohet keq. Dhe meshkujt e femrat e dinë që nga lindja se në të keqen gjendet kënaqësia.
Për tregtarin, edhe ndershmëria është një spekullim financiar.
Përparimi, kjo herezi e madhe e rrënimit.
Të jesh njeri i madh dhe një shenjt për veten, kjo është gjëja më e rëndësishme.
Poeti gëzon privilegjin e pakrahasueshëm të jetë vetvetja dhe të tjerët, si të dojë.
Njeriu që thotë lutjet e mbrëmjes është një kapiten duke iu rënë borive të tij. Ai mund të flejë.
Çdo njeri që nuk i pranon kushtet e jetës, e shet shpirtin e tij.
E keqja bëhet pa u lodhur, natyrshëm, në mënyrë fatale; mirësia është gjithmonë frut i mirëfilltë arti.
Franca nuk është poetike; madje ajo e ndjen, në fakt, është një gabim i bashkëlindur i poezisë. Mes shkrimtarëve që përdorin vargun, ata të cilët ajo gjithmonë i parapëlqen janë pikërisht më prozaikët.