Thënie nga Sharl Bodler (39 thënie)

Moderniteti është kalimtari, rrjedhësi, rastësia; është njëra gjysmë art, gjysma tjetër është e përjetëshme dhe e patundëshme.

Studimi i bukurisë është një duel në të cilin artisti qan i tmerruar përpara se të jetë mundur.

Arsyeja e thjeshtë na tregon ne se gjërat tokësore janë të pakëta, dhe se realiteti i vërtetë ekziston vetëm në ëndërra.

Bukuria është ambicja e vetme, qëllimi ekskluziv i shijes.

E dashura është një shishe me verë, gruaja është shishe vere.

Botën e vërtit rrotull vetëm keqkuptimi.

Kërcimi mund të shpalosë gjithçka misterioze që fshihet në muzikë, dhe e ka meritën shtesë që është njerëzor dhe i prekshëm. Kërcimi është poezi me këmbë dhe krahë.

Janë po aq lloje të bukurisë sa dhe mënyra të zakonshme të kërkimit të lumturisë.

Pothuaj çdo origjinalitet i yni vjen nga vula që koha shtampon mbi ndjeshmërinë tonë.

Gjithmonë ji poet, edhe në prozë.