I hyra profesionit për para, dhe arti u rrit në këtë mënyrë. Nëse njerëzit zhgënjehen nga kjo, s’ka ç’bëj. Kjo është e vërteta.
Për çfarë kuptimi e keni fjalën? Jeta është një dëshirë, nuk është një kuptim.
Është një botë e pamëshirë, prandaj duhet të jesh i pamëshirë që të përshtatesh me të.
Fjalët kushtojnë lirë. Gjëja më e madhe që mund të thuahs është „elefant“
Jeta është një tragjedi po ta shikosh nga afër, por një komedi nga një shikim i largët.
Filmat janë një trill. Publiku dëshiron t’i shikojë aktorët drejtpërdrejt në skenë.
Unë nuk kam shumë durim ndaj një gjëje të bukur të cilën duhet ta shpjegoj në mënyrë të kuptueshme. Nëse ajo ka nevojë për një tjetër interpretim prej dikujt tjetër sesa prej krijuesit, atëherë unë pyes nëse ai ia ka arritur qëllimit.
Ta ndihmosh një mik në nevojë është e lehtë, por t’ia kushtosh atij kohën tënde nuk është gjithnjë aq e mundshme.
Lavdia e lavdive! Nju Jorku! Amerika!
Karakteri i vërtetë i njeriut shpaloset kur ai është i dehur.