Asnjëherë nuk harroj fytyra, por në rastin tënd me krenari do të bëj përjashtim.
Puna është një e keqe e nevojshme për t’u shmangur.
Huadhënësit kanë kujtesë më të mirë se borxhlinjtë.
Veshja e bën njeriun. Njerëzit lakuriq kanë pak ose aspak ndikim në shoqëri.
Nëse ti qoftë edhe në ëndërr me mund mua, më mirë zgjohu dhe kërko falje.
E di çfarë është gjëja e parë që shoh tek femrat? A janë duke më parë mua apo jo.
I zgjuar është dikush që, në një plazh nudistësh, mban mend fytyrat e atyre që pa.
Lexues, supozoj se ti ishe një idiot. Dhe mendoj se ti ishe një anëtar i Kongresit. Por unë e përsëris veten.
Të bësh asgjë është shumë vështire, sepse asnjëherë nuk e di kur është mjaft.
E adhuroj Vagnerin, por muzika që parapëlqej është macja e vjerrur nga bishti jashtë një dritarje dhe që përpiqet të kapet në xhama me kthetrat e saj.