Thënie për futbollin (60 thënie)

Ti duhet të arrish të gjuash, përndryshe nuk mund të shënosh.

Shumëkush pajtohet me mua se shumë gjëra në futboll në kohën tonë nuk janë të pastra – dhe këtë nuk e meritojnë ata që shikojnë futboll. Gjendja do të vazhdojë kështu gjersa futbolli do të drejtohet nga njerëz që nuk e kuptojnë futbollin.

Mund të ketë sulme fizike, por nuk duhet t’iu përgjigjemi atyre.

Italianët nuk mund të na mundin ne, por ne sigurisht mund të humbim kundër tyre.

Unë do të jepja jetën time, që të jem trainer i kombëtares.

Unë gjithmonë e kam parasysh se do të jem një shembull për lojtarët e rinj.

Unë kam pasur vërtet përparësi ndaj të tjerëve, sepse unë kam përjetuar aq shumë nga Kupat e Botës ku kam luajtur.

Shkuarja në kolegj më ofroi mundësinë për të luajtur futboll për katër vjet të tjera.

Unë mendoj se do të isha bërë aktor po të mos isha bërë futbollist.

Kupa e Botës në vetvete dhe, natyrisht, stadiumet e reja në qendër të tij, janë platforma ideale që e portretizon Gjermaninë si një vend pozitiv dhe të jashtëzakonshëm. Dhe, mbi të gjitha, si një vend me kapacitete tejet të mëdha ekonomike.