Thëniet e fundit

Situata është gjithmonë komike nëse ajo merr pjesë njëkohësisht në dy varg ngjarjesh, secila absolutisht e pavarur nga tjetra dhe nëse ajo mund të intrepretohet në dy mënyra krejt të ndryshme.

Kina është një vend i madh i banuar nga shumë kinezë.

Pleqëria, besomë mua, është një gjë e mirë dhe e kënaqshme. Është e vërtetë se të kanë përzënë me mirësjellje nga skena, por të është dhënë një vend i rehatshëm në radhën e parë si spektator.

Çdo brez duhet të mbajë barrën e luftërave të tij, në vend që ta kalojë atë në kurriz të brezave të tjerë.

“Zoti mundon ata që do”, – thotë libri i shenjtë. Tash e tutje le t’i lutemi zotit të mos na dojë më.

Moraliteti është kontrabandë në luftë.

Në qendër të jodhunës qëndron parimi i dashurisë.

Sa i përket shqetësimit që shpreh Serbia, ajo nuk ka të drejtë për të ndikuar në privatizimin apo të kërkojë ndonjë pronë, sepse Kosova është një ish-anëtare e Republikës Federale të Jugosllavisë.

Një qytet mesdhetar është vërtet kultura ime.

Rruga më e sigurt është të mosh bësh asgjë kundër ndërgjegjes sate. Me këtë sekret, ne mund të gëzojmë jetën dhe të mos kemi frikë nga vdekja.