Thëniet e fundit

Besimtarët na thonë se çdo gjë duhet të ketë një krijues, por harrojnë të na thonë se si u krijua ky i fundit.

Anonim

Zgjerimi religjioz dhe ai politik shkojnë për bukuri dorë për dorë.

Të vdesësh është e ndryshme nga ajo që çdonjëri supozon, dhe më fatlume.

Jo-dhuna është në rregull përderisa funksionon.

Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama. – SULOVË

Ne duhet të kultivojmë kopshtin tonë. Kur njeriu u vu në kopshtin e Edenit, ishte vënë atje me qëllim që të punojë, çka dëshmon se njeriu nuk ishte i lindur për të pushuar.

Kam lexuar diku se dashuria është kapitulli i parë në librin e madh të mosmirënjohjes.

Anonim

Nxitimi i paarsyeshëm është rruga e drejtpërdrejtë e gabimit.

Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë. – VLORË

Njeriu ka lindur i lirë, dhe ai është kudo në zinxhirë.