Thënie nga Zhan-Zhak Ruso (35 thënie)

Njerëzit të cilët dinë shumë pak janë zakonisht fjalëtarë të mëdhenj, ndërsa njerëzit të cilët dinë shumë, flasin pak.

Çfarë diturie mund të gjeni e cila të jetë më e madhe se sa mirësia?

A guxoj të përcaktoj këtu më të rëndësishmen, rregullin më të dobishëm të të gjithë edukimit? Kjo nuk është për të kursyer kohë, por për ta shkapërderdhur atë.

Unë i urrej librat; ata vetëm na mësojnë të flasim rreth gjërave për të cilat nuk dimë asgjë.

Çdo njeri ka të drejtë të rrezikojë jetën e tij në mënyrë që ta mbrojë atë. Është thënë ndonjëherë se një njeri që hidhet nga dritarja për të shpëtuar nga një zjarr është fajtor për vetëvrasje?

Leximi, vetmia, papunësi, një jetë e butë dhe e ndenjur, marrëdhëniet me gratë dhe të rinjtë, janë rrugët e vështira për një të ri, dhe këto e çojnë atë vazhdimisht në rrezik.

Unë gjithmonë kam thënë dhe menduar se gëzimi i vërtetë nuk mund të përshkruhet.

Asnjë njeri nuk ka ndonjë autoritet natyror ndaj miqve të tij.

Fyerjet janë argumentet e përdorura nga ata që janë gabim.

Të këqijat tona të mëdha rrjedhin nga vetja.