Unë luajta për Santos kur isha 16 vjeç, dhe kishim një ekip të shkëlqyer, kështu kjo më ndihmoi shumë. Pastaj unë luajta për Brazilin në Marakana kundër Argjentinës. Kështu unë fitova më shumë përvojë. Kjo ndodhi një vit para Kupës së Botës, dhe pati rol
Unë prapë mora një medalje, sepse kisha luajtur dy ndeshje.
Për të qenë golashënues, duhet të jesh në formë të mirë.
Kur isha ministër sporti në Brazil, u përpoqa të miratoja një ligjë që do t’i detyrnte presidentët e klubeve t’i bënin transparente llogaritë e tyre, si në bizneset e tjera. Ligji m’u refuzua, por unë mendoj se është një subjekt i rëndësishëm për të bërë
Gjithë jetën time unë e falënderoj Zotin. Familja ime ishte shumë besimtare.
Sporti është diçka shumë frymëzuese për të rinjtë.
Unë mendoj se do të isha bërë aktor po të mos isha bërë futbollist.
Po, unë kam shumë interese biznesi. Por nuk punoj me këdo. Unë i zgjedh kompanitë me shumë kujdes.
Kupa e parë e Botës që unë e mbaj mend ishte në vitin 1950, kur unë isha 9 apo 10 vjeç. Babai im ishte një futbollist. Dhe ishte një ndeshje e madhe. Dhe kur Brazili humbi ndaj Uruguajit, unë pashë babain tim tek qante.
Niveli i futbollit në Angli është kulmi. Futboli anglez është lideri i botës.