Ti duhet të respektosh njerëzit dhe të punosh rëndë që të jesh në formë. Unë stërvitesha pa masë. Kur lojtarët e tjerë shkonin në plazh pas stërvitjes, unë vazhdoja të stërvitesha.
Gjatë viteve unë mësove të jetoj me dy veta në zemrën time. Njëri është Edsoni, që është i mrekullueshëm me miqtë dhe familjen; tjetri është fubollisti Pele. Unë nuk e doja këtë emër. ‘Pele’ tingëllon si belbëzim foshnjash në portugisht.
Gjithçka në tokë është lojë. Një gjë kalimtare. Ne të gjithë vdesim. Ne kemi të gjithë të njëjtin fund, a nuk është kështu?
Unë kisha gjithmonë një filozofi të cilën e mora nga babai im. Ai thoshte ‘Dëgjo, Zoti ta dha ty dhuntinë për të luajtur futboll. Kjo është dhunti prej Zotit. Nëse ti kujdesesh për shëndetin, nëse ti je në formë të mirë gjithë kohën, me këtë dhunti prej Z