Pothuaj çdo gjë që bëni është pa rëndësi, por është e rëndësishme që ju e bëni atë.
Unë besoj në barazinë e gjithkujt, përveç reporterëve dhe fotografëve.
E kundërshtoj dhunën, sepse kur duket se ajo bën mirë, e mira është vetëm e përkohëshme; e keqja që ajo bën është e përhershme.
I dobëti nuk fal kurrë. Falja është cilësi e të fortit.
Do të mirëprisja me gjithë zemër bashkimin e Linjdes dhe të Perëndimit duke siguruar që të mos ndodhte me forcë brutale.
Jodhuna është forca më e madhe në duart e njerëzimit. Është më e fuqishme se arma më e fortë e shkatërimit, krijuar nga naiviteti i njeriut.
Zoti ekziston, edhe nëse e gjithë bota do ta mohonte atë. E vërteta qëndron, edhe nëse nuk ka asnjë mbështetje të publikut. Ajo është e vetëmbështetur.
Unë besoj në të vërtetën themelore të të gjitha religjioneve të mëdha të botës.
Një njeri që është tërësisht i pafajshëm, e përkushton veten në sakrificë për të mirën e të tjerëve, përfshirë armiqtë e tij, dhe bëhet shpërblesë për botën. Ky është një akt i përkryer.
Cilësia e punës sonë është ajo që kënaq Zotin dhe jo sasia.