Thënie për sportin (67 thënie)

Unë ndjeja nevojën të luaja pa pushim përditë, të luftoja rëndë në çdo ndeshje.

Të gjithë ata që më kritikuan, duhet t’i kapërdijnë fjalët e tyre.

Ti duhet të arrish të gjuash, përndryshe nuk mund të shënosh.

Shumëkush pajtohet me mua se shumë gjëra në futboll në kohën tonë nuk janë të pastra – dhe këtë nuk e meritojnë ata që shikojnë futboll. Gjendja do të vazhdojë kështu gjersa futbolli do të drejtohet nga njerëz që nuk e kuptojnë futbollin.

Mund të ketë sulme fizike, por nuk duhet t’iu përgjigjemi atyre.

Italianët nuk mund të na mundin ne, por ne sigurisht mund të humbim kundër tyre.

Unë do të jepja jetën time, që të jem trainer i kombëtares.

Është thjeshtë një punë. Bari rritet, zogjtë fluturojnë, valët rrahin rërën. Unë ua vesh me grushta njerëzve.

Unë gjithmonë e kam parasysh se do të jem një shembull për lojtarët e rinj.

Sporti është diçka shumë frymëzuese për të rinjtë.