Thënie politike (480 thënie)

Një shtet e quan veten gjithmonë atdhe kur është gati për të vrarë.

Nuk ka herezi më të madhe se sa posti të vendosë vlerat e atij që e mban.

Këshilla më e mirë që mund t’u japësh të rinjve për karrierën është: Zbuloni çfarë ju pëlqen të bëni më shumë dhe pastaj gjeni dikë t’ju paguajë për këtë.

Nuk i besoj aspak përshtypjes që kanë krijuar shumë njerëz për perandorët romakë. Jam i sigurt se nuk ishte Neroni që dogji Romën. Kanë qenë kristiano-bolshevikët që ia vunë zjarrin, ashtu siç Komuna i vuri zjarrin Parisit më 1871 dhe komunistët Rajhshtag

Nëse Hitleri do të pushtonte Ferrin, atëherë unë do të bëhesha aleat me Djallin dhe do ta nxirrja dhe prej andej! Uinston Cercill

Është thënë se politika është profesioni i dytë më i vjetër. Unë kam mësuar se ajo mbart një ngjashmëri të habitshme me të parin.

Në një shoqëri që është ndërtuar në mënyrë të keqe, mëshira nuk jep rezultat.

Tirani vdes dhe sundimi i tij merr fund; martiri vdes dhe sundimi i tij fillon.

Nëse Tirania dhe Shtypja vijnë në këtë vend, do të jenë nën maskën e luftës kundër një armiku të huaj.

E kaluara është profetike ngaqë thekson fuqishëm se luftërat janë dalta të dobëta për të latuar të nesërme paqësore.