Thënie politike (480 thënie)

Në Fund ne nuk do t’i kujtojmë fjalët e armiqve tanë, por heshtjen e miqve tanë.

Ligji dhe rendi ekzistojnë me qëllim që të vendosin drejtësi dhe kur ata nuk ia arrijnë këtij qëllimi atëherë bëhen diga të rrezikshme që bllokojnë rrjedhën e progresit shoqëror.

Për ne nuk ishte Zonja e hekurt. Për ne ishte e mira dhe e dashura Zonja Thatcher.

Komunizmi nuk ka ardhur kurrë në pushtet në një vend që nuk ishte rrënuar nga lufta ose nga korrupsion, ose nga të dy.

Udhëheqës është ai i cili, nga i çmenduria apo mirësia, me vullnetin e tij merr mbi vete mjerimin e popullit. Ka pak burra kaq budallenj, prej këndej vjen cilësia e dobët e udhëheqjes në botë.

Fuqia asnjëherë nuk merr një hap prapa përveç përballë fuqisë.

Liria përparon kur feja është e gjallë dhe sundimi i ligjit nën Perëndinë është pranuar.

Përderisa një politikan nuk e beson kurrë atë që thotë, ai befasohet kur të tjerët e befasojnë.

Do të vijë koha kur do të thirrin në luftë dhe askush nuk do të lajmërohet.

Çdo brez shkon më tej se brezi që e parapriu atë, sepse qëndron mbi supet e atij brezi. Ju do të keni mundësi përtej çdo gjëje që ne kemi njohur ndonjëherë.