Lufta është vetëm ikje burracake nga problemet e paqes.
Ne duam që izraelitët të jetojnë. Ata duan të jetojnë – pra të na lënë ne të jetojmë.
Unë di, por kuptohet, vetëm pakë mbi luftën dhe dua të di edhe më pakë.
Siç e shihni problemet politike janë të lidhura ngushtë me problemet ekonomike. Me ndihmën e politikës, ne do të hapim rrugën për ekonominë dhe kjo është arsyeja pse të gjitha këto probleme janë të përfshira në programin e qeverisë së sapozgjedhur.
Problemi i Lindjes së Mesme është varfëria më shumë se politika.
Krimet më të rënda u kryen nga disa, u pëlqyen nga më shumë dhe u toleruan nga të gjithë.
Besoj në njerëzit dhe se të gjithë njerëzit duhet të respektohen si të tillë, pavarësisht ngjyrës.
Nuk kam ndërmend të kem të bëj më me politikën ose politikanët. Kur kjo luftë te¨mbarojë unë do të merrem vetëm me shkrime dhe pikturë.
Është lehtë të nënshtrosh tërë universin me anë të forcës se sa mendjet e një fshati të vetëm.
Vetëm të vdekurit kanë pare fundin e luftës.