Thënie motivuese (91 thënie)

Nuk ishin malet ato që i kishe nën këmbë; ishte një guralec në këpucën tënde.

Nëse gjuan kundër yjeve dhe e godet hënën, është mirë. Por ti duhet të gjuash në diçka. Shumë njerëz nuk gjuajnë në asgjë.

Jeta është krijuar për ta jetuar.

Jeto sikur do të vdesësh nesër. Mëso sikur do të jetosh gjithmonë.

Dhe kështu, bashkëqytetarët e mi amerikanë, mos pyetni se çfarë mund të bëjë për ju vendi juaj: pyetni çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj.

E nesërmja nuk është e sigurt për askë, i ri apo i vjetër. Sonte mund të jetë e fundit herë që i shikon njerëzit që do. Prandaj mos prit, bëje sot sepse e nesërmja nuk vjen kurrë.

Asgjë nuk është e humbur përderisa mbetet guximi.

Ai që nuk dëshiron të vdesë për diçka nuk e meriton të jetojë.

Unë kisha gjithmonë një filozofi të cilën e mora nga babai im. Ai thoshte ‘Dëgjo, Zoti ta dha ty dhuntinë për të luajtur futboll. Kjo është dhunti prej Zotit. Nëse ti kujdesesh për shëndetin, nëse ti je në formë të mirë gjithë kohën, me këtë dhunti prej Z

Ji ndryshimi që ti dëshiron ta shohësh në botë.