Thënie për fjalët (86 thënie)

Unë ushqehem me supë të mirë, jo me fjalë të bukura.

Unë mund të jetoj dy muaj me një kompliment të mirë.

Kur ai të cilit dikush i flet nuk kupton, dhe ai që flet nuk e kupton veten, kjo është metafizika.

Budallai është një i marrë që nuk flet, dhe kështu është më i pranueshëm se i marri që flet.

Ne duhet të bëjmë dallimin në mes të folurit për të mashtruar dhe të qëndruarit heshtur për të qenë i rezervuar.

Në dy fjalë unë mund të përmbledh gjithçka kam mësuar për jetën: ajo vazhdon.

Fjalët kushtojnë lirë. Gjëja më e madhe që mund të thuahs është „elefant“

Fjala e duhur mund të ketë ndikim, por asnjë fjalë nuk do të kishte ndonjëherë aq ndikim sa një pushim në kohën e duhur.

Një thënie e mprehtë nuk provon asgjë.

Kur ke diçka të rëndësishme për ta thënë dhe e gjen mjetin për ta thënë atë, atëherë mos nguro. Është një gjë që ndodh kaq rrallë, saqë ia vlen çdo minutë që ke shpenzuar për të. Madje edhe sikur asnjë rezultat të mos e kesh, ia vlen gjithmonë të luftosh për këtë.