Thëniet e fundit

Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot. SHKODËR

Jeta njerëzore është e vetmja gjë që kujdeset për veten.

Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë. JUG

Unë provoj të jem një qytetar, të jetoj si një njeri – jo si një poet.

A ka ndonjë fe të vetme që mund të ekzistojë pa dogmën? Jo, sepse në atë rast do t’i përkiste rangut të shkencës. Shkenca nuk mund të shpjegojë pse sendet në natyrë janë ato që janë – dhe pikërisht aty turret feja me qetësuesit e saj.

E drejta personale për të fituar pronën, e cila është një e drejtë natyrore, i jep pronës, kur është fituar, të drejtën e mbrojtjes, si një e drejtë sociale.

Zoti është koncepti me të cilin ne matim dhimbjen tonë.

E gjithë çështja e lirisë është që të çohesh, të ristrukturosh jetën tënde dhe të veprosh sipas kokës sate.

Një ditë më pyete “Kë dua më shumë?!”. T’u përgjigja “Jetën time.”. Ti ike duke qarë pa e ditur se ishe ti “jeta ime”…

Anonim

Në asnjë rast … kishat nuk qenë kujdestaret e lirive të njerëzve.