Thëniet e fundit

Miqësia është një punë e bukur me orar të plotë nëse ti vërtet je miqësor me dikë. Ti nuk mund të kesh shumë miq, sepse atëherë ata nuk janë miq të vërtetë.

Nëse na shponi a nuk gjakosemi? Nëse na gudulisni a nuk qeshemi? Nëse na helmoni a nuk vdesim? Dhe nëse na bëni keq a të mos marrim hak?

Një mbret, duke e ditur pafuqinë e tij, nuk mund as t’i delegojë as të heqë dorë nga detyrat e tij. As një baba nuk mundet. Vetëm nëse djemtë do ta shikonin paradoksin, do ta kuptonin dilemën.

E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi. – JUG

Martesa është marrëdhënie seksuale, ose ndryshe ju mund të qëndronit si miq të mirë.

Anonim

S’ka të shurdhët, më të shurdhët nga njeriu që s’don dije. – JUG

Të gjitha luftërat pasqyrojnë dështim të diplomacisë.

Njerëzit nuk bëjnë kurrë aq keq aq gëzueshëm se sa kur e bëjnë prej bindjes fetare.

Jeta mbaron aty ku fillon “mbretëria e zotit”.

E shkruaj jetën time për të qeshur me veten, dhe ia arrij. Shkruaj trembëdhjetë orë në ditë, e më kalojnë si trembëdhjetë minuta. Sa kënaqësi t’i kujtosh kënaqësitë! Po sa vuajtje t’i sjellësh në mendje. Zbavitem sepse nuk trilloj asgjë. Ajo që më nxit është detyrimi që kam, në këtë pikë, për t’i maskuar emrat, nga fakti që nuk mund t’i shpalos gjërat e të tjerëve.