Thënie për aktrimin (50 thënie)

Kështu t’i vihesh në pritje e pastaj ata ta japin skenarin dhe kjo është e tmerrëshme. Pastaj ti duhet të rishkruash pjesën tënde dhe ata janë tejet të tronditur ngaqë ti nuk e ke pëlqyer. Unë e kam përjetuar këtë përvojë shtatë vjet rresht.

Aktorët e rinj shpesh nuk mendojnë për pasojat e lakuriqësisë apo skenave seksi. Ata duan rolin aq shumë sa pranojnë të jenë të shfrytëzuar, dhe pastaj i bëjnë me turp familjen, miqtë dhe madje edhe të panjohurit.

Të jesh një yll filmash, dhe ky rregull vlen për të gjithë, do të thotë të jesh i shikuar nga çdo kënd. Nuk mund të jesh kurrë në paqe, je tashmë një objekt sulmi.

Unë mendoj se teatri gjithmonë duhet të jetë diçka e dyshimtë.

Nuk e kam përfytyruar kurrë se do të luaj në një muzikal, kjo në vetvete është një çmim për mua.

Ka diçka të veçantë rreth personazhit. Kjo nuk ndodh gjithmonë, por ka disa personazhe me të cilat ju vërtetë krijoni marrëdhënie, a thua se janë miqtë tuaj.

Nuk kisha menduar kurrë se do të bëja filma me një fytyrë si imja.

Unë jam përfshirë në disa filma ku aktoret e tjera nuk do ta kishin bërë atë gjë.

Kur një aktor vjen te unë dhe kërkon të diskutojmë për personazhin e tij, unë i them: E ke në skenar. Kur ai kërkon motivimin, unë i them: E ke tek pagesa.

Më pëlqen karriera e aktores tani për tani. Por pasi kam parë Apollo 13, ajo që unë me të vërtetë është që të jem astronaute. Unë vdes për të shkuar në një pistë astronautësh ??verën e ardhshme!