Thënie për qeverinë (103 thënie)

Statistikat mundet t’i përdorni ashtu siç përdor i dehuri një shtyllë elektrike, për t’u mbajtur, jo për të parë.

Anonim

Ata që bëjnë të pamundur revolucion paqësor, do të bëjnë të pashmangshëm revolucionin me dhunë.

Në politikë nuk ka miqësi të përjetshme, por interesa të përjetshme.

Çfarë është qeveria në vetvete, veçse më e madhja e të gjitha reflektimeve mbi natyrën njerëzore? Nëse njerëzit do të ishin engjëj, asnjë qeveri nuk do të jetë e nevojshme. Në qoftë se engjëjt do të qeverisnin mbi njerëzit, kontrollet as të jashtëm as të brendshëm mbi qeverinë nuk do të ishin të nevojshme.

Kur është paqe dikush kërkon luftë. Ndërkaq kur është luftë, dikush kërkon paqe!

Anonim

Një qeverie shtypëse duhet t’ia kesh më shumë frikën se një tigri.

Nëse tani nuk mund t’u japim fund ndryshimeve tona, të paktën mund të ndihmojmë ta bëjmë botën më të sigurt për diversitet.

Supozoj se me udhëheqje kuptoheshin muskujt; por sot ajo ka kuptimin të jesh bashkë me popullin.

Në përgjithësi, arti i qeverisjes përbëhet nga marrja e sa më shumë parave që të jetë e mundur nga një klasë e qytetarëve për t’ia dhënë një tjetre.

Unë mësova shumë shpejt se mes treve, dy nuk i besojnë së tretës – e treta është qeveria. Industria dhe Sindikatat mendojnë se qeveria është një organizatë fjalamane dhe një organizatë shpenzuese.