Thënie për qeverinë (103 thënie)

Diktatura është një vend ku politikën e kanë nxjerrë jashtë politikës.

Të hamendësh se çdo formë e qeverisjes do të sigurojë lirinë apo lumturinë pa asnjë virtyt në njerëzit, është një ide e rreme.

Qeveria është një shoqatë burrash që na dhunojnë ne të tjerëve.

I pavaruri është ai që kërkon të nxjerrë politikën jashtë politikës.

Në inkuadrimin e një qeverie e cila duhet të administrohet nga njerëzit mbi njerëzit ju duhet së pari të aftësoni qeverinë për të kontrolluar të qeverisurit; dhe, së dyti, ta detyroni atë për të kontrolluar veten.

Përgjegjësia: Një barrë që mund të shkarkohet e që mund të vendoset lehtë në shpatullat e Zotit, fatit, shansit të fqinjit tuaj, në ditët e astrologjisë, u bë e zakonshme që ajo t’u ngarkohej yjeve.

Një politikan që ankohet nga shtypi është si një marinar që ankohet se e zë deti.

Siç e shihni problemet politike janë të lidhura ngushtë me problemet ekonomike. Me ndihmën e politikës, ne do të hapim rrugën për ekonominë dhe kjo është arsyeja pse të gjitha këto probleme janë të përfshira në programin e qeverisë së sapozgjedhur.

Kurrë mos u tërhiq, kurrë mos jep shpjegime, kurrë mos kërko ndjesë: Çoji gjërat deri në fund dhe lëri ata të bërtasin vetë.

Përderisa një politikan nuk e beson kurrë atë që thotë, ai befasohet kur të tjerët e befasojnë.