Thënie filozofike (183 thënie)

Një rrenë nuk bëhet e vërtetë nëpërmjet arsyes së propagandimit të shumëfishuar, as e vërteta nuk bëhet rrenë pse askush nuk e sheh atë.

Kush nget shpejt gjen belanë, atë që nget ngadalë e gjen belaja.

Anonim

Armiku më i madh me të cilin ndeshemi është brenda nesh.

Askush nuk di më mirë se një grua si t’i thotë gjërat që janë njëkohësisht njerëzore dhe të thella.

Moderniteti është kalimtari, rrjedhësi, rastësia; është njëra gjysmë art, gjysma tjetër është e përjetëshme dhe e patundëshme.

Luftë civile? E çfarë dashke të thuash? A ka ndonjë luftë të huajsh? A nuk është çdo luftë ndeshje midis njerëzve, midis vëllezërve?

Ne e vlerësojmë inteligjencën si karakteristikën kryesore të njeriut dhe ne e dimë se nuk ka epërsi të cilën inteligjenca nuk mund të na e japë ne, nuk ka inferioritet të cilën ajo nuk mund ta kompensojë.

Idealja dhe e bukura janë njësoj; idealja i korrespondon idesë, dhe bukuria formës; kështu që ideja dhe lënda janë kunata.

Ne nuk kemi kohë të kapim kohën tonë.

Për shkak të papërkryerjes së çdo njeriu, ne mund t’i realizojmë dëshirat tona duke u përballur me të kundërtën tonë.