Thënie për ekonominë (36 thënie)

Nëse do të kisha ndonjë përgjegjësi në Amerikë do të merresha me problemin e dhunës shtëpiake. Ajo është djepi i shumicës së problemeve: ekonomike, psikologjike dhe edukative.

Sipërmarrësit dhe ndërmarrjet e tyre të vogla janë përgjegjës për pothuajse gjithë rritjen e ekonomike në Shtetet e Bashkuara.

Siç e shihni problemet politike janë të lidhura ngushtë me problemet ekonomike. Me ndihmën e politikës, ne do të hapim rrugën për ekonominë dhe kjo është arsyeja pse të gjitha këto probleme janë të përfshira në programin e qeverisë së sapozgjedhur.

Tatimpaguesi – është dikush që punon për qeverinë federale, por nuk duhet të marrë provimin e shërbimit civil.

Kupa e Botës në vetvete dhe, natyrisht, stadiumet e reja në qendër të tij, janë platforma ideale që e portretizon Gjermaninë si një vend pozitiv dhe të jashtëzakonshëm. Dhe, mbi të gjitha, si një vend me kapacitete tejet të mëdha ekonomike.

Ka në këtë botë njerëz kaq të uritur, saqë Zoti mund t’u shfaqet atyre vetëm në formëne bukës.

Pikëpamja e qeverisë për ekonominë mund të përmblidhet në një fjali të shkurtër: Nëse lëviz, tatoje atë. Në qoftë se ajo vazhdon të lëvizë, rregulloje atë. Dhe në qoftë se ajo ndalon së lëvizuri, subvencionoje atë.

Asnjë nënë nuk ka ndonjëherë dëshirë të sakrifikojë bijtë e saj për përfitime territoriale, për avantazh ekonomik, për ideologji.

Ministritë e ndryshme duhet të punojnë më shumë në promovimin e vendit, për të ndërtuar imazhin publik të Kosovës. Projekte konkrete duhet përgatitur, në mënyrë që të aktivizoni biznesmenët tanë të kenë më shumë kontakte. Ne duhet të krijojmë një imazh po

Problemi nuk është se njerëzit janë tatohen shumë pak, problemi është se qeveria shpenzon shumë.