Thënie për dijen (107 thënie)

Të gjithë njerëzit kanë lindur me një hundë dhe dhjetë gishta, por asnjëri nuk ka lindur me diturinë e Zotit.

Ka gjithmonë diçka dyshuese kur një intelektual merr anën e fituesve.

Dija përgjithmonë do të qeverisë injorancën; dhe një popull i cili dëshiron të jetë qeverisës i vetes, duhet të armatoset me forcën që i jep dija.

Ku ka britmë nuk ka dituri të vërtetë.

Frika e Zotit është fillimi i njohjes.

Dituria mbështetet jo vetëm mbi të vërtetën, por edhe mbi gabimin.

Kërkimi krijon dituri të re.

I vetmi burim i diturisë është përvoja.

Tërë diturinë që kam secili mund të e përvetësojë, por zemra ime është vetëm e imja.

Njeriu i urtë është superior ndaj çdo fyerjeje që mund t’i bëhet, dhe përgjigja më e mirë për sjelljet e këqija është durimi dhe vetëpërmbajtja.