Vjen gjithmonë mëngjesi dhe jeta na jep prapë mundësi t’i bëjmë gjërat si duhet.
Artisti është një krijesë e prirë nga demonët. Ai nuk e di pse ata e zgjodhën atë dhe zakonisht është tepër i zënë për t’u habitur për këtë gjë.
Politika, emër diplomatik për ligjin e xhunglës.
Të vrasësh njeri nuk do të thotë të mbrosh një doktrinë, por të vrasësh njeri.
Njeriu i cili nuk ngrihet për asgjë do të dështojë për çdo gjë.
Lufta përmban aq shumë marrëzi dhe ligësi, sa që shumë duhet shpresuar nga progresi i arsyes.
Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët. – JUG
Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët. JUG
Unë nuk jam fetar. Në Spanjë të të gjithë lojtarët bëjnë shenjën e kryqit para se të zbresin në fushë. Nëse kjo vlen për të gjithë, atëherë duhet që gjithçka të përfundojë në barazim.
Dasma do mish, lufta do gjak. – ELBASAN