Thëniet e fundit

Bashkësia ndërkombëtare po i çon gjërat përpara në Bosnje… por është duke e bërë këtë në kurriz të popullit myliman. Unë e përjetoj këtë si një padrejtësi, janë gjëra me të cilat unë nuk mund të pajtohem.

Ne kemi mbetur i vetmi vend që ia lejojmë vetes dy pushime në kampionat. Shikojeni Anglinë, Italinë dhe Spanjën. Ata luajnë gjatë gjithë kampionatit. Ne marrim gjashtë javë pushim në dimër deri në fund të janarit. Dhe ky është një luks.

Kupa e parë e Botës që unë e mbaj mend ishte në vitin 1950, kur unë isha 9 apo 10 vjeç. Babai im ishte një futbollist. Dhe ishte një ndeshje e madhe. Dhe kur Brazili humbi ndaj Uruguajit, unë pashë babain tim tek qante.

Dituria jonë mund të jetë e fundme. Përderisa injoranca jonë në domosdoshmëri duhet të jetë e pafund.

Shqiptarët nuk janë pra as sllavë, as helenë barbarë, por përfaqësuesit e një qytetërimi më të vjetër, një nga më të lashtit e Evropës, i cili ka lënë monumentet dhe kujtesën në të dy brigjet e Adriatikut dhe të detit Jon, si në fushat ku qe Troja, aty ku Hektori është përfaqësuesi i lashtësisë, ashtu si Skënderbeu është ideali i Mesjetës, dhe Boçari personifikimi kalorësiak i kohëve moderne; mbi të cilat shekujt, shqotat, revolucionet, tiranët, pushtimet, fetë, mynxyrat kaluan si shkulme të tërbuara pa arritur ta shfarosin, dhe që një ditë është e destinuar ta thyejë gurin e rëndë të varrit të tij.

Ndarja është më e mira e të ligave. – SKRAPAR

Arti i artit, lavdia e të shprehurit dhe moti i mirë dritës së letrave, është thjeshtësia.

Oh, kërcënimet e Ferrit dhe Shpresa e Parajsës! Një gjë fundja është e qartë – Kjo Jetë ikën; një gjë është e qartë e gjithçka tjetër Rrenë – Lulja që një herë ka lulëzuar, vdesë përjetë.

Vera sa ma e ëmbël të jetë, ma fort të zenë. – SHKODËR

Çdo komb t’i vërë vetes një vlere, atë i venë dhe të huajt. – JUG