Thëniet e fundit

Tri gjëra janë të nevojshme për shpëtimin e njeriut: të dijë se çfarë ai duhet të besojë; të dijë se çfarë ai duhet të dëshirojë; dhe të dijë se çfarë ai duhet të bëjë.

Unë i kam shtrirë litarët nga kambanorja në kambanore; vargjet e luleve nga dritarja në dritare; zinxhirët e artë nga ylli në yll, dhe unë hedh valle.

Ta ndihmosh një mik në nevojë është e lehtë, por t’ia kushtosh atij kohën tënde nuk është gjithnjë aq e mundshme.

Unë jam e sigurt se ka shumë njerëz të cilët mendojnë se unë jam e shthurur.

Shtetet e pasura mund të lejojnë të mbipaguajnë për gjërat.

Të bësh gjithë atë që njeriu mund të bëjë, është të jesh njeri; të bësh gjithë atë që njeriu dëshiron të bëjë, është të jesh Zot.

Deti ka ujë boll, po me u pi s’pihet. – KOSOVË

Suksesi është folësi më bindës në botë.

Letërsia shërben si një kontroll moral ndaj politikës.

Martesa është një institucion që mbahet së bashku nga tre libra: libri i mirë, libri i gatimit dhe libri i çeqeve.

Anonim