Thëniet e fundit

Edukatë do të thotë të verdallosesh andej këndej derisa të biesh në grep.

Faza e parë e diturisë është heshtja, faza e dytë dëgjimi, faza e tretë mësimi, faza e katërt veprimi me të dhe faza e pestë shpërndarja e saj.

Anonim

Nga një vërë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia. – LABËRI

Ma kthe mëkatin tim prapa.

Filozofia është një kuptim i thjeshtë i thënë me fjalë të mëdha.

Pikë së pari Komiteti i turqvet të rij filloi të fusi në dorë hoxhallarët fanatikë edhe civilët e korrompuem, të cilët i shtytën që të pranojnë shkronjat arabishte, për gjuhën shqipe. Me qenë se shkronjat arabishte, përveç që nuk kanë zanore, por edhe si gjuhë semitike, nuk përfshijnë as bashktingëllore, me një fjalë ky ishte një mjet mashtrues për me i ndalue shqiptarët në fushën e kulturës. Në të gjithë Shqipërinë bota u nda në dy anë: partizanët e shkronjave latine edhe partizanët e shkronjave arabe. E para përfaqësonte kulturën evropjane edhe e dyta kulturën orientale, e para përfaqësonte nacionalizmën shqiptare, e dyta fanatizmën fetare; e para gjallninë, e dyta vdekjen. Në këtë luftë grekërit edhe serbërit ndihmonin propagandën e turqve të rij.

Një gjë që të merr dora, mos prit të ta japin. – JUG

Ndryshimi nuk rend me rrotat e pashmangshmërisë, por vjen nëpërmjet një lufte të vazhdueshme. Kështu që ne duhet t’i shtrëngojmë radhët tona dhe të punojmë për lirinë tonë.

Në të gjitha kontaktet tona është ndoshta ndjenja e të qenit me të vërtetë të nevojshëm dhe të kërkuar çka na jep kënaqësi të madhe dhe krijon lidhjet më të qëndrueshme.

Nëse më duhet që të zgjedh në mes frymëmarrjes dhe teje, unë do të shfrytëzoja frymëmarrjen time të fundit që të të them “TË DUA”…

Anonim