Thënie nga Uinston Çërçill (35 thënie)

Vështirësitë e mposhtura janë mundësi të fituara.

Çdokush e ka ditën e tij dhe disa ditë zgjatin më shumë se të tjerat.

Sjellja është një gjë e vogël që përbën një ndryshim të madh.

Nuk kam ndërmend të kem të bëj më me politikën ose politikanët. Kur kjo luftë te¨mbarojë unë do të merrem vetëm me shkrime dhe pikturë.

Paqebërësi është ai që përpiqet ta ushqejë krokodilin, duke shpresuar se ai do ta hajë atë të fundit.

Unë jam përgatitur të takohem me Krijuesin tim. Nëse Krijuesi im është përgatitur për rastin e madh të takimit atëherë është një çështje tjetër.

Unë isha vetëm shërbëtori i vendit tim. Dhe po të kishte pasur qojtë një moment të vetëm që të mos e kam treguar vendosmërinë time të patundur për të luftuar dhe për të fituar, atëherë menjëherë do t’ua kisha hapur rrugën të tjerëve.

Sukses do të thotë të shkosh nga dështimi në dështim pa e humbur entuziazmin.

Një pesimist shikon vështirësi në çdo mundësi; një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi.

Të gjitha gjërat e mëdha janë të thjeshta, dhe shumë prej tyre mund të shprehen me një fjalë të vetme, liri, drejtësi, nder, detyrë, mëshirë, shpresë.