Mendoj se muzika është mjeti më i lehtë për t’u shprehur nëpërmjet saj, por përderisa fjalët janë talenti im, duhet të përpiqem ta shpreh plogtas me fjalë atë që muzika do ta shprehte më mirë.
Një mushkë do të punonte dhjetë vjet rresht plot dëshirë për ju, në mënyrë që ta ketë privilegjin që t’ju shqelmojë dikur.
Artisti nuk ka kohë t’i dëgjojë kritikët. Ai që dëshiron të shkruajë nuk ka kohë të lexojë kritikat.
Fundi i zgjuarsisë është të ëndërrosh aq lart sa ta humbësh ëndërrën duke qenë në kërkim të saj.
E shkuara nuk vdes kurrë. Madje nuk është e shkuar.
Artisti është një krijesë e prirë nga demonët. Ai nuk e di pse ata e zgjodhën atë dhe zakonisht është tepër i zënë për t’u habitur për këtë gjë.
Nga përvoja ime gjërat prej të cilave nuk do të hiqja dorë janë letra, duhani, ushqimi dhe pak uiski.
Nëse unë nuk do të kisha ekzistuar, dikush tjetër do të kish shkruar në vendin tim, Hemingvej, Dostojevski, të gjithë.
Ky është një vend i lirë. Njerëzit kanë të drejtë të më dërgojnë letra, dhe unë kam të drejtën të mos i lexoj ato.
Të jetosh kudo në botë sot dhe të jesh kundër barazisë, për shkak të racës apo ngjyrës, është si të jetosh në Alaskë dhe të jesh kundër borës.