Thënie nga Leonardo Da Vinçi (24 thënie)

Ku shpirti nuk punon me dorë, atje nuk ka art.

Kam fyer Zotin dhe njerëzimin sepse vepra ime nuk arriti cilësinë që duhet të ketë.

Unë kam tretur orët e mia.

Unë isha i impresionuar me ngutjen e bërjes së gjërave. Njohja nuk mjafton; ne duhet ta vëmë në jetë. Gatishmëria nuk është mjaft; ne duhet të hidhemi në veprim.

Kushdo që trajton një argument duke u bazuar tek autoriteti nuk është duke përdorur inteligjencën e tij; ai është vetëm duke përdorur kujtesën e tij.

Sepse sapo keni shijuar fluturimin ju do ta shetitni tokën me sytë tuaj kthyer drejt qiellit, sepse ju keni qenë atje dhe do t’ju duhet një kohë e gjatë për t’u kthyer.

Atje ka bërtitje, nuk ka dije të vërtetë.

Jeta është shumë e thjeshtë: Ju bëni disa gjëra. Kryesisht dështime. Disa triumfe. Pastaj bëni më tepër gjëra që vlejnë. Në qoftë se bën gjëra të mëdha, të tjerët të kopjojnë menjëherë. Pastaj ju bëni diçka tjetër. Marifeti është të bëni diçka tjetër.

Injoranca verbuese na çorienton. O vdekëtarë shkatarraqë, hapni sytë tuaj!

Ashtu si një ditë e shpenzuar mirë sjell gjumë të lumtur, edhe një jetë e kaluar mirë sjell vdekje të lumtur.