Thënie për njeriun] (235 thënie)

Kur ke mbaruar së ndryshuari, atëherë ke marrë fund.

Njerëzit virtuozë shpesh hakmerren kundër vetes për shtrëngimet që pësojnë nga mërzia të cilën ata e frymëzojnë.

Trimëria me të drejtë është vlerësuar si cilësia e parë njerëzore…sepse ajo është cilësia që i garanton të tjerat.

Tragjedia e jetës është se ne plakemi tepër shpejt dhe mençurohemi tepër vonë.

Unë mendoj se jam një individ i thjeshtë i gabueshëm si çdo vdekëtar tjetër. Por prapë jam i zoti të kem aq përultësi sa të rrëfej gabimet e mia dhe të bëj kthesë.

Kureshtja është një nga format e zotësisë femërore.

Bëmat tona na bëjnë ose rrënojnë ne, ne jemi fëmijët e bëmave tona.

Nuk ka gjë më fisnike dhe më të admirueshme se besnikëria. Besnikëria e plotë dhe e vërtetë janë shkëlqimet më të shenjta dhe stoli të mendjes njerëzore.

Njeriu i papërtuar është njeri i lumtur. Përtaci është njeri i mjerë.

Jam me fat; njerëzit shkruajnë skenare për mua.