E shkruaj jetën time për të qeshur me veten, dhe ia arrij. Shkruaj trembëdhjetë orë në ditë, e më kalojnë si trembëdhjetë minuta. Sa kënaqësi t’i kujtosh kënaqësitë! Po sa vuajtje t’i sjellësh në mendje. Zbavitem sepse nuk trilloj asgjë. Ajo që më nxit është detyrimi që kam, në këtë pikë, për t’i maskuar emrat, nga fakti që nuk mund t’i shpalos gjërat e të tjerëve.
Çdo gjë njerëzore është patetike. Burimi i sekretit të humorit në vetvete nuk është gëzimi por pikëllimi. Nuk ka humor në Parajsë.
Ai e vret atë në humorin e tij.
Humori nuk duhet të jap mësime në mënyrë deklartative dhe nuk duhet të predikojë në mënyrë deklarative, por i duhet t’i bëjë të dyja, nëse ai do që të jetojë përjetë.
Raca njerëzore ka një armë të vërtetë efektive, dhe kjo është e qeshura.
Kushdo që e merr veten tepër seriozisht, gjithmonë rrezikon të duket qesharak.
Është një ndërmarrje e çuditshme t’i bësh njerëzit e respektuar të qeshin.
Humori është poshtërsia më dëfryese.
Fantazia i është dhënë njeriut për të plotësuar atë çfarë ai nuk është; sensi i humorit i është dhënë që ta ngushëllojë për çfarë ai është.
Nëse nuk do të kisha pasur sensin e humorit, do të kisha bërë vetëvrasjen prej shumë kohësh.