Thënie qesharake (54 thënie)

Ndonjëherë jam aq i mençur, sa që nuk e kuptoj asnjë fjalë që e them.

Anonim

Nëse provoni t’i jepni rokenrollit një emër tjetër, atëherë quajeni ‘Chuck Berry’.

Lënia e duhanit është gjëja më e lehtë në botë. Unë e di, sepse e kam bërë këtë qindra mijëra herë.

Shkenca është gjë e mrekullueshme nëse njeriu nuk duhet të fitojë të hyrat e jetës nga ajo.

Të mos dish nuk është turp, mjafton të mos e vënë re.

Anonim

Provove dhe ke dështuar. Pra mësimi nga kjo ështe: asnjëherë mos e provo

Anonim

Kurrë mos e lër për nesër atë që mund ta bësh pasnesër.

Të takoheshe me Franklin Roosevelt ishte si të hapje shishen e parë me shampanjë; të njiheshe me të ishte si ta pije shampanjën.

Çdo gjë është qesharake, gjersa i ndodh tjetër kujt.

Anonim

Pa marrë parasysh se çfarë kohe është, më zgjoni, edhe nëse jam në mes të një takimi të kabinetit.