Thënie për jetën (537 thënie)

Pas kaq vitesh, unë jam prapë jam e përfshirë në procesin e vetëzbulimit. Ishte më mirë ta shfrytëzoja jetën dhe të bëja gabime se të bëj një jetë të sigurt.

Besoj se aq merr, duhet të japësh. Është e domosdoshme që të mos përqëndrohesh aq shumë tek vetja.

Le të punojmë pa teorizuar, është e vetmja mënyrë për ta bërë jetën të pranueshme.

Kudo që të shkosh, shko me tërë zemrën tënde.

Ne nuk mund të hiqemi si të pafajshëm në një botë që nuk është e pafajshme.

Unë jam aq e kënaqur që unë kurrë nuk ndjehem aq e rëndësishme, rëndësia e komplikon jetën!

Është turp që e vetmja gjë që mund të bëjë njeriu tetë orë në ditë është të punojë; ai nuk mund të pijë tetë orë në ditë; ai nuk mund të bëjë dashuri tetë orë në ditë. E vetmja gjë që njeriu mund të bëjë për tetë orë është të punojë.

Jeta është një dramë e shkruar disi bukur me një akt të tretë të shkruar keq.

Në thelb janë dy lloje të njerëzve. Njerëzit të cilët arrijnë gjëra, dhe njerëzit të cilët pretendojnë të kenë realizuar gjëra. Grupi i parë është më pak i populluar.

Le të përpiqet dhe të gjejë secili se, si rezultat i lutjeve të përditshme, ai i shton diçka të re jetës së tij, diçka që nuk mund të krahasohet me asgjë.