Thënie humoristike (35 thënie)

Njeriu u krijua në fund të javës së punës kur Perëndia ishte i lodhur.

Njeriu ka avantazhe kur zgjidhet President. Ditën pasi u zgjodha, notat e mia të shkollës së mesme u klasifikuan sekret.

E godita atë aq fort sa atij iu desh një lugë këpucësh për të vënë në kokë kapelën e tij.

Unë kam menduar shumë kohë se si do të dukeshin Dhjetë Urdhërimet në qoftë se Moisiu do t’i kishte dhënë nëpërmjet Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

O Zot për vete s’dua gjë jo… por për prindërit nje dhëndërr të bukur.

— Anonim

Kush nget shpejt gjen belanë, atë që nget ngadalë e gjen belaja.

— Anonim

Unë nuk mora pjesë në funeral, por dërgova një letër të këndshme duke thënë se e miratoj atë.

Ilaçi më i mirë për kollë është fasulja. Pastaj ke frikë të kollitesh.

— Anonim

Mashkulli zbuloi ARMËT dhe shpiku GJAHUN,
Femra zbuloi GJAHUN dhe shpiku VIKTIMAT (meshkujt).

Mashkulli zbuloi NGJYRAT dhe shpiku PIKTURËN,
Femra zbuloi PIKTURËN dhe shpiku MAKEUP-in.

Mashkulli zbuloi BOTËN dhe shpiku BISEDËN,
Femra zbuloi BISEDËN dhe

— Anonim

Unë kam besim të madh në budallenjtë; vetëbesim e quajnë miqtë e mi.