Nëse një njeri dashuron një njeri tjetër dhe është indiferent ndaj të gjithë të tjerëve, dashuria e tij nuk është dashuri por një lidhje e pashkëputëshme ose një egoizëm i stërmadh.
Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë. – KORÇË
Kënaqësi më fisnike është gëzimi i të kuptuarit.
Siguria e Izraelit është një urdhër moral për të gjithë njerëzit e lirë.
Zemërimi dhe intoleranca janë armiqtë e mirëkuptimit.
N.q.s. zoti foli, përse bota nuk është bindur?
Një libër është një version i botës. Nëse nuk e do, injoroje; ose si përgjigje ofro një version tëndin.
Kurrë mos bëj luftë me ata njerëz të cilët e blejnë bojën me fuçi.
E adhuroj Vagnerin, por muzika që parapëlqej është macja e vjerrur nga bishti jashtë një dritarje dhe që përpiqet të kapet në xhama me kthetrat e saj.
Drejtësi do të thotë të mos i lëndosh njerëzit; mirësjellje do të thotë të mos i fyesh ata.