Kur linde ti, binte shi nuk ishte ujë, ishin engjujt që qanin sepse kishin humbur yllin e tyre më të bukur.
Mua më duket se pothuaj gjithkush mund të pëlqejë rrjetën e merimangës nga brendësia e kështjellës së tij prej ajri.
Një hundë që mund të shohë vlen sa dy hundë që nuhatin.
Asnjë vend nuk mund të veprojë në të njëjtën kohë në të gjithë pikat e globit në çdo çast.
Nuk duhet të jesh burrë për të luftuar për liri. E gjitha që duhet të bësh është të jesh qenie e mençur njerëzore.
Lulelakra nuk është asgjë tjetër veçse një lakër me arsim universitar.
Kur je i dashuruar mjafton një asgjë për të të rrënuar ose për të të bërë që të prekësh qiellin me një gisht.
Sa e këndshme është për një baba të ulet pranë fëmijës së tij. Është si një plak që rri nën hijen e një lisi që ai e ka mbjellë.
Besa, feja e kombit janë si fletët e drunit të cilat, po të ndryshohen nga koha, bien dhe në pranverë dalin të tjera. Gjaku (shpirti) i kombit është si palca e drunit, të cilën po e nxorre, nuk mbeten as fletë, as pemë dhe druni thahet përjetë.
Pra i ulurituri, luan.