Arsyeja në njeriun është si Zoti në botë.
Ai që beson, nuk ka nevojë për shpjegime. Atij që nuk beson, nuk mund t’i shpjegosh asgjë.
Dashuria është një nyje nëpërmjet së cilës një tjetër është lidhur me mua dhe është brohoritur nga unë.
Përkryerja e virtytit moral nuk i përjashton në tërësi pasionet, por i rregullon ato.
Lumturia sigurohet nëpërmjet virtytit; është një e mirë që arrihet nëpërmjet dëshirës së vetë njeriut.
Si mund të jetojmë ne në harmoni? Së pari, kemi nevojë të dimë se të gjithë ne jemi çmendurisht në dashuri me të njëjtin Zot.
Si është e mundur që jetojnë në kaq harmoni miliarda yje – kur shumë njerëz nuk mund të mos deklarojnë luftë në mendjet e tyre ndaj dikujt që ata njohin.
Ngaqë ne nuk mund të dimë çfarë është Zoti, por vetëm çfarë nuk është Ai, ne nuk mund të themi se si është Ai, por vetëm si nuk është Ai.
Manifestimi më i lartë i jetës është ky: që një qenie njerëzore i qeveris veprimet e tij. Një gjë që është gjithmonë subjekt i drejtuar prej dikujt tjetër është diçka e vdekur.