Njerëzit e veprimit, pas të gjithave, janë vetëm instrumente të pavetëdijshme të njerëzve të mendimit.
Femra është njëkohësisht molla dhe gjarpëri.
Nëse romakët do të kishin qenë të detyruar të mësonin latinisht, ata kurrë nuk do të kishin gjetur kohë për ta pushtuar botën.
Gjumi është i mirë, vdekja më e mirë; por natyrisht që gjëja më e mirë do të ishte të mos jesh lindur kurrë.
E keqja më e madhe e botës vjen nga fakti se Perëndia nuk ka krijuar para të mjaftueshme.
Elokuencë e vërtetë është të thuash atë që është e nevojshme, dhe asgjë tjetër përveç çfarë është e nevojshme.
Biseda dhe elokuenca nuk janë e njëjta gjë: të flasësh dhe të flasësh bukur janë dy gjëra. Një budalla bisedon, por një i mençur flet.
Si një poetet e madhe, Natyra e di si t’i prodhojë efektet më të mëdha me mjetet më të kufizuara.
Çfarë është kënaqësia, nëse nuk është një dhimbje jashtëzakonisht e ëmbël?
Kur heronjtë ikin nga skena, atje ngjiten kllounët.