Unë marr përsipër të njëjtin projekt si Montaigne, por me një qëllim të kundërt: sepse ai ka shkruar esetë e tij vetëm për të tjerët, dhe unë shkruaj lavdërimet e mia vetëm për veten time.
Asnjëherë nuk e di çfarë mendoj për diçka derisa lexoj se çfarë kam shkruar për të.
Politika nuk është një profesion i keq. Nëse keni sukses ka shumë shpërblime, në qoftë se e turpëroni veten ju gjithmonë mund të shkruani një libër.
Unë besoj më shumë në gërshërët se në penën.
Poeti nuk mban kurrë shënime. Njeriu nuk mban kurrë shënime në një aferë dashurie.
Poezia fillon si dëfrim dhe mbaron si zgjuarsi.
Origjinaliteti nuk është asgjë veçse imitim i mençur. Shkrimtarët më origjinalë kanë huazuar nga njëri-tjetri.
Rima, ajo mbretëreshë e skllavëruar, ajo magji supreme e poezisë, ajo krijuese e metrikës sonë.
Një tregim është si një dhomë në muret e të cilit një numër i dyerve të rreme është pikturuar, ndërsa brenda tregimit, ne kemi në dukje shumë rrugëdalje, por kur autori na çon në një derë të veçantë, ne e dimë se ajo është e duhura, sepse ajo hapet.
Asgjë e shkruar për pagesë nuk ia vlen të shtypet. Vlen vetëm çka është shkruar kundër tregut.