Është ora të dehemi! të mos jemi më skllevërit martirë të kohës, të jemi pafundësisht të dehur. Me verë, me poezi, apo me virtyte, me çfarë të doni.
Sot është koha e rinisë sime, unë pi verë, sepse ajo është ngushëllimi im. Mos më fajësoni mua, edhe pse e hidhur ajo është e shijshme, e hidhur është, sepse është jeta ime.
Nga përvoja ime gjërat prej të cilave nuk do të hiqja dorë janë letra, duhani, ushqimi dhe pak uiski.
E dashura është një shishe me verë, gruaja është shishe vere.
Pi me kanar, sepse dehja nuk mban sekrete kurrë, nuk mban premtime kurrë.
Karakteri i vërtetë i njeriut shpaloset kur ai është i dehur.
Është turp që e vetmja gjë që mund të bëjë njeriu tetë orë në ditë është të punojë; ai nuk mund të pijë tetë orë në ditë; ai nuk mund të bëjë dashuri tetë orë në ditë. E vetmja gjë që njeriu mund të bëjë për tetë orë është të punojë.
Të takoheshe me Franklin Roosevelt ishte si të hapje shishen e parë me shampanjë; të njiheshe me të ishte si ta pije shampanjën.
Unë jam i prirur dhe i stërvitur të kem mirëkuptimin e plotë me njerëzit që dehen.