Pothuaj çdo origjinalitet i yni vjen nga vula që koha shtampon mbi ndjeshmërinë tonë.
Pranoje veten tënde në tërësi – absolutisht në tërësi. Ti je ti fillim dhe mbarim – mos u shfajëso, mos të vijë keq.
Vetëm pasionet, vetëm pasionet e mëdha mund ta çojnë shpirtin drejt gjerave të mëdha.
Dikush beson se të tjerët do të bëjnë atë që ai dëshiron.
Nga të gjitha cilësitë e larta të mendjes, më e madhja është mirësia, është cilësi e karakterit Hyjnor; dhe pa mirësinë, njeriu është i mërzitshëm, bajat, një send pa vlerë.
Të dobëtit ka më shumë të ngjarë ta bëjnë të fortin të dobët, se i forti ka të ngjarë ta bëjë të dobëtin të fortë.
Vëzhgimi ynë ndaj natyrës duhet të jetë i kujdesshëm, reflektimi ynë duhet të jetë i thellë, dhe eksperimentet tona ekzakte. Ne rrallë i shikojmë këto të tria të ndërthurura, gjenitë krijues nuk janë të rëndomta.
Mos ua detyro të tjerëve atë që nuk ia dëshiron vetes.
Askush nuk mund të jetë i madh pa frymëzim hyjnor.
Është mirë ta vësh veten në lëkurën e dikujt. Nuk ka gjë më të saktë.