Një nga dallimet më të habitshme në mes të një maceje dhe një gënjeshtre është se një mace ka vetëm nëntë jetë.
Kafsha është e paditur për atë që di, njeriu e di se është i paditur.
Është vetëm kotësia dhe pafytyrësia e njeriut që e quan një kafshë memec për shkak se ajo është memece në perceptimet e tij të shurdhëta.
Romakët e lashtë ndërtuan kryeveprat e tyre më të mëdha të arkitekturës, amfiteatrot e tyre, për të luftuar atje mes tyre kafshët e egra.
Sa më shumë që arrij t’i njoh njerëzit, aq më shumë gjendem i dashuruar në qentë.
Njeriu mund të jetojë dhe të ketë shëndet pa i vrarë kafshët për ushqim; kështu që, nëse ai ha mish, ai merr pjesë në mbytjen e kafshës për hir të urisë së tij.
Kam një fermë dhe e adhuroj. Nuk kam në të vërtetë çfarë të bëj, por edhe të rrish e t’i shikosh zogjtë e pulave, është mrekulli.
Ndryshimi midis njerëzve dhe kafshëve të egra është se njerëzit luten përpara se të bëjnë një vrasje.
Publiku është një kafshë e egër; duhet ta lidhësh në zinxhir ose të largohesh prejt tij.
Njeriu është kafsha e vetme që skuqet – ose ka nevojë të skuqet.