Progresi njerëzor nuk është as automatik, as i pashmangshëm… Çdo hap drejt qëllimit të drejtësisë kërkon sakrifice, vuajtje dhe luftë; përpjekjet e palodhura dhe vendosmërinë e pasionuar të individëve të përkushtuar.
Lufta nuk i bën djemtë burra, i bën burrat të vdekur.
Çdo brez duhet të mbajë barrën e luftërave të tij, në vend që ta kalojë atë në kurriz të brezave të tjerë.
Luftë civile? E çfarë dashke të thuash? A ka ndonjë luftë të huajsh? A nuk është çdo luftë ndeshje midis njerëzve, midis vëllezërve?
Lufta është shpalosje e llogaritjeve të gabuara.
Ushtari do të luftojë gjatë dhe fortë për një cope shiriti të ngjyrosur.
Ndryshimi nuk rend me rrotat e pashmangshmërisë, por vjen nëpërmjet një lufte të vazhdueshme. Kështu që ne duhet t’i shtrëngojmë radhët tona dhe të punojmë për lirinë tonë.
Mjetet e mbrojtjes kundër rrezikut të huaj historikisht janë bërë instrumente të tiranisë në vend.
Mjafton të themi se ne nuk duhet të bëjmë luftë. Nëse është e nevojshme që ta duam paqen e të sakrifikojmë për të.
Është rrezik të jesh në të drejtë kur qeveria është në të pa drejtë.