Thëniet e fundit

Ban mirë e harro, ban lig e kujto. – VERI

Edhe kënga e bilbilit pa ty më duket vaj! Edhe nëse gëzohëm, pa ty më vie të qaj!

Anonim

Dëshpërimi është një narkotik. Ai e përkund mendjen me indiferencë.

Premtimi më i bukur që mund t’i bëjmë njëri-tjetrit është:
“Do të takohemi nesër sërish.”

Anonim

E nesërmja nuk është e sigurt për askë, i ri apo i vjetër. Sonte mund të jetë e fundit herë që i shikon njerëzit që do. Prandaj mos prit, bëje sot sepse e nesërmja nuk vjen kurrë.

E dashurova aktrimin, çka kurrë nuk ka qenë për paratë, famën. Ishte rreth një kërkimi për kuptim. Ishte e dhimbshme.

Sa ti trazosh urët aq më shumë ndizen. – JUG

Armiku kryesor i nacionalizmit shqiptar ishte kuçedra me dy kokë, fanatizmi mysliman e ortodoks, që qe ngulur si një pengesë e pakapërcyeshme në rrugën e përparimit kombëtar. Qysh kur ndërgjegjja kombëtare u copëtua nga jataganët e jeniçerëve, feja ka qenë arma kryesore në duart e të huajve të interesuar për të shkulur nga rrënjët idenë e një atdheu shqiptar.

Në filozofi ose fe, ose etikë, ose politikë, dy dhe dy mund të bëjnë pesë, por kur prodhonim armë apo aeroplanë dy dhe dy bënin katër.

Shumë më tepër do më pëlqente të më quanin një batakçi i suksesshëm se një monark I dështuar.