Thëniet e fundit

Mos u ban mjaltë, se të han mizat. – SHKODËR

Të mos dish nuk është turp, mjafton të mos e vënë re.

Anonim

Jemi të tanë shqiptarë e nji flamur i vetëm na mbulon në hije të tij, e feja e shqiptarizmës duhet të na jetë ma e naltë se çdo fe tjetër.

Është koha të themi se organizimet fetare, me gjithë supersticionet e tyre, me tërë systemet e tyre filosofike e fiskale, janë anakroniste dhe nuk i përgjigjen më kohëve. As që ësht’ e mundur me ndonjë mënyrë të bëhen këto eksponente të kulturës dhe të qytetërimit, siç duan të pretendojnë njerëzit e veshur në uniforma, njerëzit që predikojnë edhe sot e gjithë ditën se shenjtorët, sado të nguruar, mund të lozin synë!

Nga gjithçka e përjetshme, afatin më të shkurtër të skadimit e ka dashuria.

Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim. – KORÇË

Dituria nuk ka vatan, arti ka vatan dhe çdo vatan ka artin e vet.

Anonim

Vetëdija është Zoti i pranishëm në njeriun.

Mbaj një kokë të ftohtë dhe një profil të ulët. Asnjëherë mos merr rol udhëheqës – por syno të bësh diçka të madhe.

Nuk mund të shkruash për fëmijët, ata janë shumë të komplikuar. Ti vetëm mund të shkruash libra që u pëlqejnë atyre.