Thënie nga Mahmut Abbas (10 thënie)

Është koha e duhur që palestinezët të rifitojnë lirinë dhe pavarësinë e tyre. Është koha e duhur që dekadat, dekadat e gjata të vuajtjes dhe të dhimbjes të marrin fund.

Dhe gjithashtu unë mbroj interesin tonë në respektimin e të gjitha detyrimeve tona dhe zbatimin e përkushtimeve tona. Dhe ne nuk do të kursejmë asgjë për të mbrojtur këtë mundësi të sapokrijuar të paqes, çka është provuar nga ato që ne kemi deklaruar këtu

Ne duam që izraelitët të jetojnë. Ata duan të jetojnë – pra të na lënë ne të jetojmë.

Ne nuk mund të ndërtojmë një shtet funksional me një vend që është copëtuar në pjesë të vogla.

Ne kemi nevojë për ndihmë ndërkombëtare në mënyrë që populli ynë të jetojë një jetë në normalitet, në liri dhe paqe. Unë shpresoj se thirrja jonë do të dëgjohet.

Ne e kemi pranuar parimin e demokracisë dhe jemi të përkushtuar të respektojmë verdiktin popullor e rezultatin e atij konsultimi popullor.

Ne nuk mund t’i ndërtojmë themelet e një shteti pa sundimin e ligjit.

OÇP dhe populli palestinez pranojnë të heqin dorë nga dhuna dhe refuzojnë e dënojnë terrorizmin në të gjitha format, sidomos terrorizmin e shtetit dhe i pranojnë marrëveshjet e nënshkruar mes Organizatës për Çlirimin e Palestinë dhe Izraelit.

Përpjekjet tona nuk synojnë izolimin e Izraelit ose delegjtimimin e tij; përkundrazi ne duam të arrijmë legjitimimin e çështjes së popullit të Palestinës. Ne duam vetëm të delegjitimojmë aktivitetet kolonizuese, okupimin, aparteidin dhe logjikën e forcës

Ne jemi pajtuar me kryeministrin Ariel Sharon tu japim fund të gjitha akteve të dhunës kundër izraelitëve dhe kundër palestinezëve kudo që janë. Qetësia dhe rregulli të cilët do të dëshmohen në vendin tonë, prej ditës së sotme, janë fillim i një epoke të