Thënie nga Greta Garbo (12 thënie)

Jam e lodhur dhe nervoze, dhe jam në Amerikë. Këtu njeriu nuk e di se jeton apo nuk jeton.

Unë tymos pa pushim, një cigare pas tjetrës.

Unë kurrë nuk thashë ‘dua të jem vetëm’. Thashë ‘dua të më lënë vetëm’. Ky është i gjithë ndryshimi.

Duket se është një ligj që i qeveris të gjitha veprimet tona, prandaj kurrë nuk mund të bëj plane.

Nuk ka njeri që do të më donte për grua – nuk di të gatuaj.

Nuk ka pse të martohesh, mjafton të kesh një mik të mirë si partner të jetës sate.

Të jesh një yll filmash, dhe ky rregull vlen për të gjithë, do të thotë të jesh i shikuar nga çdo kënd. Nuk mund të jesh kurrë në paqe, je tashmë një objekt sulmi.

Historia e jetës sime janë hyrjet nga dyert e prapme, anësore, ashensorët sekretë dhe mënyrat e tjera për të qenë atje ku njerëzit e tjerë nuk mund të më shqetësojnë mua.

Ata që ëndërrojnë për Hollivudin vetëm ta dinin sa vështirë është gjithçka.

Do të doja të jem mbinatyrshëm e fortë, në mënyrë që të vë drejtësi, në gjithçka që është gabim.